Logo

Teatri / Kinemaja verore

Pas një sezoni të parë të suksesshëm dhe të ngrohtë, Kinemaja Verore e Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave (DPA) rikthehet për një sezon të dytë plot buzëqeshje dhe kujtime!


Në bashkëpunim me Arkivin Qendror të Filmit, këtë verë sjellim një cikël të dedikuar komedive shqiptare – filmave që na kanë bërë të qeshim, të mendojmë dhe që vazhdojnë të na shoqërojnë brez pas brezi.


Nga batutat legjendare te situatat plot humor të hollë, këto filma janë pjesë e një trashëgimie kinematografike që mbart jo vetëm të qeshura, por edhe reflektime të kohës ku janë krijuar.

Kinemaja Verore e DPA-së mbetet një hapësirë e gjallë kulturore, me 140 ulëse nën qiellin e hapur, që ofron një mënyrë të veçantë për të përjetuar filmin si bashkëbisedim mes brezave.

Publiku është i ftuar të rizbulojë vlerat e humorit shqiptar, në një mjedis miqësor që ndërthur edukimin me zbavitjen.

Rezervoni vendin tuaj